Arti dhe kultura janë një pjesë e identitetit të Shkodrës për të cilat kemi punuar fort që të kemi një vemendje të shtuar. Emocion dhe kënaqësi të ndaja me artistët e qytetit tim programin për këtë 4 vjeçar që parashikon një transformim të plotë konceptual dhe infrastrukturor të zhvillimit të artit dhe kulturës.
Rikonstruksioni i plotë i teatrit “Migjeni”, ndërtimi i një rrjeti të ri muzesh, mbështetje ndaj artistëve të rinj dhe një program i pasur artistik gjatë të gjithë vitit është strategjia jonë për ta kthyer Shkodrën në epiqendrën e jetës kulturore e artistike në të gjithë Shqipërinë e rajonin. Bashkë Fitojmë dhe mbajmë të fortë identitetin tonë si kryeqendra e artit e kulturës shqiptare.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BENET BECI TAKIM ME SPORTISTË E TRAJNERË
Artikulli tjetërVRAU 8 PERSONA DHE PLAGOSI 14 TË TJERË, RRËFEHET I RIU SERB