Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi nga Shkodra, pas një mbledhje të Asamblesë së Zgjeruar të këtij qarku tha se kërkesa e opozitës për Qeveri Teknike nuk ka asnjë shans që të hapet si diskutim ndërsa shtoi se fakti që PD nuk mund të fitojë përballë Edi Ramës dhe PS nuk është një problem i socialistëve.
Klosi i quajti vandalizma aktet e deputetëve të opozitës të cilët dogjën karriget e Parlamentit dhe krijuan një situatë të tensionuar duke e cilësuar edhe si vepër penale veprimin e deputetëve të PD.
Sekretari i PS foli edhe për mbledhjen e zhvilluar me PS në Shkodër duke thënë se socialistët janë futur tashmë në fushatë elektorale brenda strukturave të veta për të qenë gati për zgjedhjet e 2025.
Sekretari i PS Klosi foli edhe për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025 duke thënë se PS po punon për të qenë gati për këtë sfidë të re që do të jetë me shumë të panjohura.
Gjatë mbledhjes me Asamblenë e Zgjeruar të PS sekretari Blendi Klosi dhe drejtuesi politik për qarkun Shkodër Benet Beci kërkuan nga gjitha strukturat një angazhim maksimal për të qenë plotësisht gati për zgjedhjet parlamentare të 2025 ku PS synon një fitore në Shkodër.