Vllaznia do të përballet sot me AEL Limassol në Qipro në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin për në raudin e dytë të Konferenc League. Në prag të sfidës kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka dhënë një prononcim për mediat. Gurishta thekosn se ekipi është gati dhe se është përgaditur prej kohësh për këtë përballje.

Me të vertetë që AEL Limassol është favorite në letër por ne do të japim maksimumin thotë kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta.

Gurishta shprehet i bindur që Vllaznia do të arrij të marr fitoren.

Sfida AEL Limassol-Vllaznia do të luhet sot në orën 19:00 në Tsirion stadium në Limassol, Qipro.

Artikulli paraprakSHKODËR, APELI “ARREST ME BURG” PËR DY MJEKËT
Artikulli tjetërKUSHI NË TOKIO PËR TË MBËSHTETUR EKIPIN SHQIPTAR: SPORTISTËT DO TË NA BËJNË KRENARË NË LOJËRAT OLIMPIKE