Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Tiranës të dyshuar për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para shtetasit Fatbardh Dyli, babai i të plagosurit Elmidin Dyli i cili u plagos në ngjarjen e rëndë në Velipojë më 27 qershor ku pati katër të vrarë dhe dy të plagosur mes të cilëve edhe 17 vjeçari Dyli.

Avokatët mbrojtës Anton Kosteri, Bujar Hoti dhe Landa Marku kërkuan zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” duke thënë se ndaj dy mjekëve nuk ka asnjë provë. Edhe avokatja e infermieres kerkoi masë më të zbutur. Prokurorja e apelit Pranvera Gruda kërkoi lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër duke thënë se vendimi i shkallës së parë është i drejtë.

Në fund gjyqtari i apelit Tonin Sterkaj pasi dëgjoi palët vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të shkallës së parë duke pranuar kërkesën e prokurorisë së apelit. Seanca nisi që ditën e djeshme por u shty për sot për shkak se prokurorja e apelit kërkoi të njihet më gjatë me aktet e ekspertimit dhe pretendimet e palës mbrojtëse.

Avokatët mbrojtës paraqitën një raport vlerësimi të performancës së mjekëve gjatë punës së tyre si dhe gatishmërinë për lënien e garancisë pasurore por që nuk u morën parasysh nga gjykata e apelit e cila vendosi lënien në fuqi “arrest me burg”. E vetmja mënyrë tashmë mbetet ose rekursi në gjykatën e lartë nga avokatët mbrojtës ose kërkesë per zëvendësim mase në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër.

Nderkohe Prokurorja e Apelit Pranvera Gruda tha: E cilesojme te drejte vendimin e gjykates se shkalles se pare te Shkodres. Te dyshuarit Serdi Memini, Ervin Sulaj dhe Dielle Macaj kane rrezik ikje. Kerkojme lenien ne fuqi te mases se sigurise “arrest me burg” si dhe cilesojme te drejte vleftesimin si te ligjshem te arrestimit te tre te dyshuarve.

Anton Kosteri (avokat mbrojtes i Serdi Memini) u shpreh: S’ka rrezik ikje. Serdi Memini eshte mjek profesionist dhe nuk ka asnje prove ndaj tij. S’ka asnje veper penale te meparshme dhe ku eshte pastrimi i produktit te vepres penale kur nuk ka qene asnje here i denuar. Eshte familjar i rregullt dhe nje profesionist i vertete. Kerkojme nje mase me te zbutur se “arrest me burg”.

Bujar Hoti (avokat mbrojtes) i Ervin Sulaj deklaroi: S’ka rrezik ikje. Per mjekun Ervin Sulaj kemi sjelle vertetim per profesionalizmin e tij ne gjithe keto vite karriere nga vete spitali ku ka punuar dhe qartazi tregohet se eshte nje mjek i perkushtuar dhe qe ka bere me qindra trauma duke shpetuar jete njerezish. Eshte gati per te lene garanci pasurore. S’ka asnje prove ndaj tij dhe keshtu shkojme ne diktature te ligjit te paargumentuar.

Eshte e papranueshme qe te mos paraqitet asnje prove nga prokuroria, si mund te lihet “arrest me burg” kur nuk ka asnje prove. Fatbardh Dyli, babai i te plagosurit ne seancen ne shkallen e pare ka deklaruar se as nuk i kam premtuar kujt leke, as nuk mi ka kerkuar kush dhe as nuk i kam dhene kujt leke.

Nuk i i eshte gjetur asnje zarf ne xhep edhe pas vezhgimit qe i eshte bere nga organet ligjzbatuese edhe pas bisedes qe eshte bere nga nena e te plagosurit me infermieren Dielle Macaj.

Nena e ka telefonuar infermieren Dielle Macaj ne Shkoder dhe i ka thene nuk mund te koritem me mjeket dhe infermierja eshte shprehur futi ne zarf nje 500-she por kjo ka qene thjeshte nje bisede mes nenes dhe infermires. Nuk ka asnje prove per mjekun pasi nuk eshte gjetur asnje zarf dhe nuk ka asnje prove. Kerkojme mase me te zbutur se “arrest me burg”.

Landa Marku avokate mbrojtese e infermieres Dielle Macaj u shpreh: Eshte nje bisede intime mes tyre pra mes nenes dhe infermires duke qene se jane mike. Ne ate qe flet njeriu mund te ndryshoje, nuk ka asnje veprim pas asaj bisede qe eshte bere.

Dielle Macaj nuk ka rrezikshmeri sepse ka shkuar vete ne polici, ka dorezuar telefonin dhe ka qene krejtesisht e gatshme per çdo lloj hetimi ndaj saj dhe nuk ka si te kete rrezikshmeri ikje ndaj kerkojme mase me te zbutur se “arrest me burg”.

Artikulli paraprakSHKODËR, HIDROSANITARE “MIRI” INAUGURON SHOWROOM-IN E DYTË
Artikulli tjetërKAPITENI I VLLAZNISË: AEL FAVORITE, POR DO BEJMÊ MAKSIMUMIN