Katër persona kanë humbur jetën si shkak i aksidenteve në unazën perendimore në Shkodër ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Banorët duke parë rrezikshmërinë e lartë kanë zhvilluar një protestë. Ata kërkojnë që tek kryqëzimi i ish-poçesrisë të vendosen kufizues shpejtësie si shumë të domosdoshëm, vija të bardha dhe pjesa tjetër e sinjalistikës…

Banorët kanë edhe histori personale me aksidentet në unazën lindore ndërsa shqetësimi i tyre janë fëmijët të cilët duhet të presin rrugën për të shkuar në shkollë duke qenë kështu tejet të rrezikuar…

Shumë prej prindërve që jetojnë tek ish poçeria në unazën lindore të Shkodrës detyrohen që të lënë punën për të shkuar dhe për të marrë fëmijët. Të vegjlit, si në këtë rast duhet të vrapojnë sepse në të kundërt mund të përplasen nga mjetet që ecin me shpejtësi të madhe.

Artikulli paraprakFUTBOLLISTI U MASAKRUA ME HANXHAR PËR XHELOZI
Artikulli tjetërGREKËT DJEGIN FLAMURIN FLAMURIN KUQ E ZI, VAJZËS SHQIPTARE I BIE TË FIKËT