Këshilli bashkiak Shkodër ka organizuar dëgjesën e parë publike me banorët e rajonit nr.1 në lidhje me planifikimin e buxhetit për vitin 2021. Kryetarja e Këshillit Brisela Kadija fton qytetarët të jenë jo vetëm pjesë e dëgjesave publike por edhe monitorues dhe bashkëpunues me instancat përkatëse.

Senida Mesi, deputete e PS shprehet se kjo është periudha më e mirë e hartimit të planeve buxhetore, ndërsa fton njësitë administrative të hartojnë plane për të rritur investimet gjatë viteve të ardhshme.

I deleguari I PS për Shkodrën Ilir Beqaj I ka kërkuar anëtarëve të këshillit bashkiak ku I fton të zhvillojnë më dëgjesa publike me qytetarët.

Kjo është dëgjesa e parë publike e këshillit bashkiak me qytetarët shkodranë ndërkohë që gjatë fundjavës takimet do të shtrihen rajonae të tjera të qytetit dhe njësi administrative për të diskutuar mbi buxhetin e vitit 2021

Artikulli paraprak2.6 TON KANABIS NË MAL TË ZI, GJYKATA JEP MASËN PËR TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërGUR I ZI, KËRKESA TË LARTA PËR NDIHMË EKONOMIKE