“Ku po shkon media shqiptare”, është tema e një takimi të zhvilluar nga departamenti i letërsisë në universitetin e Shkodrës duke vënë përballë studentët e gazetarisë si dhe tre ekspertët medias, profesor Mark Marku, gazetarja Anila Hoxha dhe Koloreto Cukali, kryetar i këshillit mediatik. Profesor Marku thotë se mediat ndodhen në një krizë për shkak të teknologjisë dhe do të duhet të gjendet një rrugë tjetër në këtë botë të re informacioni.

Gazetarja Anila Hoxha tregon sfidat e vështira me të cilat po përballen gazetarët në ditët e sotme.

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit të Medias thotë se përgjegjësia kryesore për gjendjen e Shqipërisë duke përfshirë edhe mediat e ka publiku.

Në këtë takim studentët e gazetarisë të universitetit të Shkodrës u njohën me sfidat e mediave shqiptare dhe se çfarë i pret mediat në një parashikim deri në vitin 2040 lidhur me ndryshimet dhe transformimet drastike që mund të ndodhin. Ky projekt zhvillohet nga 6 universitete, mes të cilave edhe universiteti i Shkodrës dhe mbështetet nga Ambasada e Holandës në Serbi.

Artikulli paraprakKËSHILLI STUDENTOR, KREU I RI: DO JEM ZËRI I STUDENTËVE
Artikulli tjetërNGRIHET KËNDI I ARKEOLOGUT NË KALANË “ROZAFA”