KLD heton gjyqtarin që liroi të kërkuarin nga Italia

Me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të inspektojë në Gjykatën e Durrësit dosjet e një gjyqtari, i cili gjatë javës së kaluar i dha lirinë Alket Hatiajt, i cilësuar nga mediat italiane si “Zoti i drogës”. Gjyqtari për të cilin kërkohet hetim administrativ quhet Petraq Curri, i cili refuzoi kërkesën e prokurorisë për të dhënë arrest me burg për Hatiajn. Sipas gjyqtarit, 45-vjeçari i kërkuar nga autoritetet italiane rezulton ta ketë kryer dënimin e dhënë nga Italia me 20 vjet burg. Por Prokuroria e apeloi vendimin duke e konsideruar këtë vendim të padrejtë, pasi sipas akuzës, Alket Hatija nuk i kishte mbyllur llogaritë me drejtësinë italiane, përderisa të huajt pretendojnë se ai ka organizuar vetëm për një vit trafikimin e 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë.

Artikulli paraprakZJARRET NË KROACI, DORËHIQET MINISTRI I MBROJTJES
Artikulli tjetërZHDUKET PAS ARRESTIT, I AKUZUARI KALON KUFIRIN LIRISHT