Kokainë dhe kanabis në lokalin e natës, arrestohet pronari dhe 6 të tjerë

Një operacion policor antidrogë në një lokal nate në Korçë ka çuar në pranga 7 persona, mes tyre dhe pronari i lokalit për shitje të lëndëve narkotike. Blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi. “Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi”. Janë arrestuar – Armando Kokot, 18 vjeç, – Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër) – Leodin Rungo, 37 vjeç, -Johan Mukollari, 42 vjeç, -Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim ” -Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” Në pranga ka përfunduar edhe truproja e sigurisë në këtë lokal Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Policia thotë se dyshohet se Liço ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike. Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët, si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore. Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme.

Artikulli paraprakPOLICIA NDALON 4 TË RINJ, VODHËN 11 KOLI ME PIJE ENERGJIKE
Artikulli tjetërTREGTONIN UJË ME AUTOBOTË, SHOQËROHEN 4 PERSONA