Komisioni Evropian publikon raport-progresin e Shqipërisë për vitin 2015 sa i përket rrugës që ka ndjekur vendi ynë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe të domosdoshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. 

Theksi në këtë raport vihet tek reforma në drejtësi dhe në forcimin e shtetit ligjor. Në këtë kontekst, Komisioni Evropian vlerëson se duhet të ndiqen hetime të vazhdueshme dhe të finalizohen me dënime përfundimtare në të gjitha nivelet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas Komisionit Evropian procesi i reformave në Shqipëri duhet të vijojë vetëm përmes dialogut konstruktiv mes forcave politike. Ndër të drejtat themelore të njeriut që duhet të forcohen, në këtë raport-progres, KE veçon të drejtën e pronës.

Artikulli paraprakHIQET ANGLISHTJA, PRINDËRIT BOJKOTOJNË MËSIMIN TEK “MATI LOGORECI”
Artikulli tjetërPRINDËRIT E FËMIJVE DEBATE TË FORTA ME DREJTUES TË DAR