Komisioni i Emergjencave Civile pranë Bashkisë Shkodër i mbledhur që me datë 07.11.2016 po ndjek në dinamikë situaten e krijuar si rezultat i reshjeve gjate diteve te fundit.

 

Situata në Bashkinë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit rezulton si me poshtë: Ka patur rreshje në të gjithë territorin e Bashkisë, e shoqëruar me erë të forta dhe stuhi. Si rezultat i këtij moti ka banesa të dëmtuara kryesisht në NJA e Dukagjinit por dhe objekte të arsimit. Janë dëmtuar catitë e disa shkollave si Pult, Shale, Shosh por dhe Postrribe dhe Rrethina. Në disa lagje të qytetit ka patur prezence të lartë uji për intervale të herëpashëreshme kohe. Situata eshte normalizuar brenda nje kohe relativisht te shkurter pasi te gjithe kolektoret e qytetit kane funksionuar normalisht. Ndërmarrja Ujesjelles Kanalizime Shkodër ka pasur te angazhuara gjate gjithe kohes njerez dhe mjete dhe ka bere te mundur pastrimin e vazhdueshem te kanalizimeve dhe pusetave ne zona ku jane hasur problematika. Gjendja më problematike paraqitet pranë brigjeve të Kirit dhe të Drinit e Bunës. • Në Lagjia Nr5, në disa rrugë ka patur prezence të larte të ujit dhe vazhdimi i reshjeve pritet të shkaktojë probleme në këto lagje deri në depërtimin e ujit në banesa. Rruga “Vllaznimi”, “Besa e Prekalit” dhe “Ernesto Koci”. Keto rruge kanë qenë të pa kalueshme për disa orë. Janë përmbytur nga uji objekte ndihmëse, magazina dhe biznese. • Në Lagjia nr4 (Ajasem), gjendja është rënduar gjatë natës ku rreth 65 shtëpi janë rrethuar nga uji dhe rrezikohen tu depertoje ujë në banesë. Aktualisht nën prezencen e lartë të ujit është dhe Xhamia e Plumbit. Në Dracin ka patur probleme gjatë natës të krijuara herë pas hërë nga shiu shumë intensiv por dhe nga bllokimi i kanalizimeve. • Në NJA Rrethina, pranë Lumit Kir, ngjitur me uren e Bardhajve kemi patur rastin e evakuimit të një familjeje në mbrëmjen e dates 7.11.2016 ne bashkepunim me Policine, por që është rikthyer në banesen e saj pas kalimit të situatës. • Në fshatin Kuc të NJA Guri i Zi ka prezence të lartë uji në toka bujqesore por dhe në disa lagje ku ujë ka bllokuar banesat dhe ndonje rast rrezikon hyrja e ujit në banesa. • Në NJA Berdicë, ka siperfaqe toke bujqesore te përmbytur si dhe prezence uji në disa lagje por kryesisht ato qe janë pranë brigjeve të lumit Drin. Ngritja e nivelit të ujit ka bërë që uji të kalojë mbi siperfaqen e rrugës pranë Harkut të Berdicës. • Në NJA Ana e Malit ka siperfaqe të tëra të tokës bujqësore të përmbytur. Uji ka kaluar siper rruges qe lidh fshatin Obot me pjesën tjëtër të territorit. Ka dëmtime edhe të prodhimeve bujqësore dhe bazë ushqimore në këtë lagje. Në disa fshatra ka patur ndërprerje të procesit mësimor. Nga mesdita është ndërprerë procesi mësimor në të gjitha shkollat me urdher të Ministrise Arsimit. Ka patur nderprerje të energjisë elektrike në disa fshatra por dhe disa Njësi Administrative si Shala, Pulti, Shoshi. Deri ne oren 14:00 nuk kemi patur njoftim për regjimin e shkarkimeve, për sasinë e shkarkimeve dhe kohen sa do te zgjaze ky regjim. Ne mbledhjen e Komisionit te Emergjencave ne Prefekture date 08.11.2016 na jane bere me dije shkarkimet si dhe eshte deklaruar se kjo situate e shkarkimeve prej 1500 m3 do te vazhdoje per ditet ne vazhdim. Bashkia Shkodër ka të angazhuara të gjitha burimet njërzore dhe teknike në terren duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë herë pas here për largimin e ujrave por dhe duke iu dhene ndihme banorëve për tu evakuar. Janë në terren struktura të Ndermarrjes Ujësjellës Kanalizimeve Shkoder, struktura të MZSH dhe ato të Policise Bashkiake. Bashkia Shkoder ka vënë në gatishmëri dy konvikte për të pritur familje dhe persona që mund të kenë nevojë për strehim. Nisur nga sa me siper dhe nga informacionet e Institutit te Gjeoshkencave për situaten Metrologjike per ditet ne vazhdim, vleresojme se gjendja do te vazhdoje te jete serioze, gjendje e cila do te jete ne varesi te reshjeve qe do te kete gjate kesaj periudhe. Këshillojme të gjitë banoret tanë që të jenë të kujdesshem për të ndjekur ecurine e situatës, nderkohe Bashkia Shkoder ne bashkepunim edhe me struktura te Policise dhe Ushtrise, do te jete ne gadishmeri per te mbeshtetur qytetaret ne cdo nevoje. BASHKIA SHKODER

Artikulli paraprakTRUMP DHE CLINTON,IMAZHET ME TE DOBETA ELEKTORALE NE HISTORI
Artikulli tjetërRREZIKU NGA SHIRAT, SITUATA NË ZONËN E BËRDICËS