Komisioni i ligjeve miraton nen për nen dhe në tërësi buxhetin e shtetit 2017. Presidentit i alokohet vetëm gjysma e kërkesës financiare.

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi nen për nen dhe në tërësi buxhetin e shtetit për vitin 2017. Për institucionin e presidentit, ky komision vendosi të alokojë shifrën prej 10 milion lekësh, duke përgjysmuar kërkesën e artikuluar nga sekretari i përgjithshëm Florian Nuri vetëm 20 ditë më parë . Vetëm 20 ditë më parë ishte sekretari i përgjithshëm i institucionit të presidentit Florian Nuri, i cili i thirrur pranë komisionit të ligjeve artikuloi kërkesat e institucionit që përfaqëson lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm. Pas miratimit në seancën plenare të buxhetit 2017 në parim, ditën e martë komisioni i ligjeve përmes relatorit Dashamir Peza, artikuloi edhe fondet e alokuara për cdo institucion, përfshi atë të Bujar Nishanit. Gjatë seancës dëgjimore të 16 nëntorit me sekretarin e përgjithshëm Florian Nuri, ishin deputetët Eduart Halimi nga demokratët por edhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kërkesën financiare prej 20 milion lekësh të presidentit, e konsideruan si modeste deri në pikën sa sduhet të ketë nevojë për debat. Gjatë votimit në tërësi të buxhetit 2017, i cili i alokoi vetëm gjysmën e kërkesës së saj Presidencës, komisioni i ligjeve pa dy vota kundër ditën e martë. Ajo që ra në sy ishte se, një prej tyre nuk ishte zv.kryetari i LSI Petrit Vasili, mbështetës, me sa duket vetëm në retorikë, i kërkesës së kreut të shtetit Bujar Nishani. Për Presidentin Nishani, përsëritja e kërkesave por edhe mohimi i tyre, lidhur me shifrën që do të mundësonte një funksionim efektiv të institucionit, mund të marrë përgjigje edhe përmes rrugëve të tjera institucionale, si Gjykata Kushtetuese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINTEGRIMI, META NË BRUKSEL: TË FOKUSUAR TEK REKOMANDIMET
Artikulli tjetërFINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI I KODUAR ” NËNKALIMI ” SEKUESTROHEN 20 KG LËNDË E DYSHUAR NARKOTIKE CANNABIS – SATTIVA