Integrimi, Meta në Bruksel: Të fokusuar tek rekomandimet

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Bruksel, i shoqëruar nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Sipasa një njoftimi për shtyp, Meta është pritur në Parlamentin Evropian nga nënkryetari i këtij institucioni, njëkohësisht kryetar i grupit “Miqtë e Shqipërisë”, David Sassoli. “Mirënjohje Parlamentit Evropian dhe grupit “Miqtë e Shqipërisë” për mbështetjen ndaj integrimt. Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Evropian dhe Kuvendi i Shqipërisë mbetet i fokusuar në plotësimin e rekomandimeve të Progres Raportit. E rëndësishme është të avancojmë perspektivën europiane të Ballkanit”, ka deklaruar Meta. Nga ana e tij, Sassoli ka vlerësuar se, “Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetjen të plotë”. “Shqipëria është çelës stabiliteti në rajon”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakSTANDARDET E REJA TË KOPSHTEVE,DO KENË INFERMIERI E DHOMË IZOLIMI
Artikulli tjetërKOMISIONI I LIGJEVE MIRATON NEN PËR NEN DHE NË TËRËSI BUXHETIN E SHTETIT 2017