Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë masa të reja. Vaksinë me detyrim për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Nga 1 shtatori ora policore do të fillojë në 23:00-06:00.

Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID, në të kundërt karantinë 10 ditore.

Që pas shfaqjes së variatit Delta në vendin tonë janë rritur ndjeshëm raste me COVID dhe shtrimet në spitale. Disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se COVID 3 është bërë gati pasi ka një rritje të ndjeshme të shtrimeve. Nëse kjo rritje do të vazhdojë spitali të hapet për të përballuar fluksin.

Dje ministria raportoi se 2 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID, një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci. Nga 5460 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 768 qytetarë.

8 fëmije janë të shtruar në spital si pasojë e infektimit me virusin COVID. Lajmin e bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi po ashtu se fëmijët nuk janë në gjendje të rëndë.

‘Ka një shtim të numrit të rasteve të fëmijëve, por fëmijët nuk janë rëndë. Janë vetëm 8 fëmije në spital dhe nuk janë në gjendje të rëndë, kanë një klinikë më të lehtë sesa dimrin e kaluar. Nuk vihen re komplikacione.’- tha Rakacolli.

Komiteti Teknik ka marrë masa të reja. Nga 1 shtatori ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID. Një tjetër masë është vaksimin i detyruar për grupet më të rriskuara: Stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë

“Komiteti ka ndjekur dinamikën e situatës epidemiologjike. Indikatorët gjatë kësaj jave kanë treguar tendencë përkeqësimi, numri i rasteve ditore. E cila nga 86 ka shkuar në 300 për 100 banorë, një rritje e ndjeshme kjo. Kemi marrë masa: Nga 1 shtatori ora policore nga 24-6 do shkojë në 23:00 -6.

Kush hyn në shqipëri duhet të plotësojë 1 nga këto kushte: Pasaportë vaksinimi jo më e vonë se 2 javë nga bërja, test pcr brenda 48 orëve, provë e kaliumit të infektimit jop më shumë se 6 muaj. Ata që skan një nga dokumenta duhet të izolohen. Vaksimin i detyruar për grupet më të rriskuara: Stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë.”, tha Rakacolli.

Artikulli paraprakRRITJA E RASTEVE ME COVID-19, BE PRITET TË HEQË KOSOVËN NGA LISTA E ‘VENDEVE TË SIGURTA’ ! QYTETARËT DO TË MUND TË UDHËTOJNË DREJT UNIONIT VETËM PËR QËLLIME TË DOMOSDOSHME
Artikulli tjetërSHTËPI TË SHKATËRRUARA, PEMË TË RRËZUARA DHE MAKINA TË PRISHURA, PASOJAT E URAGANIT IDA NË SHBA, AUTORITETET: NJË PERSON KA VDEKUR