Koncesioni i Rrugës së Arbrit dhe Rruga e Kombit,debate në Kuvend

Rruga e Arbrit dhe Koncesioni i Rrugës së Kombit janë bërë shkak për debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Kanë qenë deputetet e majtë ata që kanë kërkuar të dinë nga Ministria e Financave përse këto rrugë nuk janë përfunduar. Kreu i Komisionit Erjon Braçe kërkoi informacion mbi koncesionin e Rrugës së Kombit, ndërsa deputeti Pjerin Ndreu solli në vëmendje se disa segmente kyç saj tashmë janë në gjendje të degraduar. Deputeti i LSI Përparim Spahiu solli në vëmendje dështimin spektakolar të marrëveshjes me kompaninë kineze për ndërtimin e pjesës së mbetur të Rrugës së Arbrit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se marrëveshja me kinezët u prish pasi ishte në dëm të interesave të shtetit, ndërkohë Koncesioni i Rrugës së Kombit është në negocim për kushtet e kontratës me kompaninë që fitoi tenderin. Debatet për rrugët u bënë gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit 2017, i cili do të diskutohet për rreth një muaj në komisionet parlamentare përpara votimit në seancë plenare.

Artikulli paraprakTRANSPORTONIN LIBRA SHQIP,PRANGA NE GREQI SHOFEREVE TE MINISTRISE SE JASHTME,LIROHEN PAS DISA ORESH
Artikulli tjetërDOSJET E SIGURIMIT,DEBAT PS-PD NE KOMISIONIN E LIGJEVE