Liz Truss është emëruar sot kryeministrja e 56-të e Britanisë së Madhe. Truss garoi përballë Rishi Sunak, për të zëvendësuar kështu Boris Johnson.

ARTIKULLI I THE TIMES
Liz Truss sot pritet të emërohet kryeministrja e 56-të e Britanisë – dhe konservatorja e tretë që mban këtë post në pak më shumë se tre vjet – kur partia të shpallë rezultatin e garës së saj për lidership gjatë orëve të drekës, shkruan The Times.

Pas një fushate rraskapitëse dymujore, sekretarja e jashtme, 47 vjeç, është dukshëm favorite për të pasuar Boris Johnson dhe, duke përjashtuar ndonjë përmbysje të papritur, do të shpallet si fituese në një event në Londër.

Megjithatë, deputetët konservatorë që favorizuan rivalin e saj, Rishi Sunak, 42 ​​vjeç, do të shqyrtojnë me kujdes diferencën e saj të fitores për të parë nëse ajo ka nivelin e mbështetjes së sugjeruar nga sondazhet. Kjo do të përcaktojë se sa hapësirë ​​​​ka ajo për manovrim sa i përket uljes së taksave dhe reformën ekonomike gjatë ditëve në vijim në Doëning Street.

Në krye të prioriteteve për kryeministren e re do të jetë finalizimi i detajeve të një pakete të madhe mbështetëse për t’u marrë me rritjen e kostove të energjisë, e cila pritet të përfshijë ngrirjen e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.

Ajo gjithashtu do të fillojë të punojë për një deklaratë financiare emergjente për të filluar zbatimin e premtimeve të saj të fushatës për të ulur taksat.

Ajo do të duhet të presë deri nesër para se të fillojë të zbatojë axhendën e saj, kur do të emërohet zyrtarisht nga Mbretëresha në Balmoral. Ndërsa kryeministrat e rinj zakonisht emërohen në Pallatin Buckingham, Mbretëresha nuk ka qenë në gjendje të udhëtojë për shkak të problemeve të lëvizshmërisë.

Artikulli paraprakPREMTIMI I RAMËS: PAVARËSISHT VËSHTIRËSIVE, DO RRISIM SËRISH RROGAT E MJEKËVE DHE INFERMIERËVE
Artikulli tjetërARTIZANËT: VERA E SUKSESSHME, TURISTËT KLIENTËT BESNIKË