Prej disa ditësh kompania  OSHE ne M.Madhe, duket  me urdhër  nga larte, ndoshta   e përzgjedhur për eksperiment, ka filluar te mos kryejnë asnjë veprim  financiar me  pajtimtarët e vete, nëse këta te fundit nuk  përgatisin  tere dokumentacionin e kërkuar, serish për te rilidhur kontrate te re me ketë kompani.

Ne realitet askush nuk e thote arsyen perse  po ndolle kjo , mbasi te gjithe konsumatoret e energjisë elektrike, prej vitesh ne M.Madhe jetojne e banojnë , pra nuk ka patur levizje demografike te medha, dhe as prurje nga  rrethet e tjera. Gjithsesi nje  detyrim I till , me se shumti vlerësohet si nje   nga rruget per te zbrazur  gjithnje e me shume xhepat  e banorve  te M.Madhe. As nga ana e bashkise se Koplikut nuk eshte ndermarre asnje nderhyrje per te mesuar me teper ne lidhje me kete ceshtje . Ndërkaq, vete qytetaret kerkojne nje zgjidhje, dhe te mos paguajne ne te zeze nje shifer prej 48 mioje lekesh per te lidhur nje kontrate te tille e cila nuk dihet nëse eshte e rregullt apo jo. Megjithate te gjithe presin nje përgjigje se pse po ndodh nje situate e tille.