Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, sqaron opinionin publik grek se në negociatat me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati nuk është diskutuar për çështjen Çame.

Në përgjigjen zyrtare që i ka kthyer sot opozitës greke rreth bisedimeve shqiptaro-greke, Kotzias deklaron se gjatë bisedimeve me palën shqiptare nuk është negociuar për çështjen Çame. Bushati dhe Kotzias kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë në nëntor 2017 dhe në qytetin e Korçës javën e kaluar.

Artikulli paraprakGJENDET SASI E MADHE DROGE E BRAKTISUR
Artikulli tjetërSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT, DY TË PLAGOSUR