“Ndeshja ndaj Bylisit në mesjavë për Vllazninë është e frikshme”. Kështu shprehet zëvendëstrajneri i Vllaznisë Ervis Kraja në prag të përballjes me ballshiotët. Kraja tregon se është një takim që duhet fituar me çdo kusht sepse objektiv i kuqebluve tashmë është vendi i 7-të.

Kraja thotë se barazimi i Vllaznisë me Tiranën ishte një pikë shprese dhe një barazim për anën morale dhe se ekipi duhet të jetë me këbë në tokë në ndeshjen ndaj Bylisit.Vllaznia në prag të ndeshjes me Bylisin nuk ka mungesa, përkundrazi i gatshëm është edhe mbrojtësi Arbri.Vllaznia-Bylis është thuajse një ndeshje vendimtare për kuqeblutë dhe në këtë përballje duhet medoemos fitorja si e vetmja mundësi që Vllaznia të ketë shanse për të mos rënë nga Superliga.

Artikulli paraprakMALËSIA E MADHE, NJË BASHKI E RE ME IMAZH TË VJETËR
Artikulli tjetërFUNDVITI, CRISTIANO RONALDO ZBULON SHTËPINË E TIJ