Në të njëjtën linjë si kreu i PD-së Lulzim Basha, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, nuk e ka pranuar përgjegjësinë e humbjes, dhe tha se ato do të vijojnë betejën e tyre, duke shtuar se LSI do të jetë në çdo qytet dhe pranë çdo shqiptari.

Kryemadhi tha se numëruesit e LSI do të vijojnë betejën deri në fund për të legjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI. Kryemadhi tha se ato janë si Feniksi dhe se nga hiri i tyre do të ripërtërihen.

‘Në do ta vadhojme betejën tonë edhe më tutje. LSI nuk do të jetë vetëm në parlament do të jetë në sheh se në çdo qytet dhe në çdo shtëpi të qytetarëve shqiptar. Do të vazhdoj denoncimet e saj për çdo krim zgjedhor. Në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit, deri tani kanë dalë mbi 15 mandatet që i janë grabitur LSI. Për 140 vota i hiqet

mandati LSI dhe i jepet Edi Ramës, për 150 vota i he mandati Endrit Braimllarit dhe tjetërsohet rezultati për 130 vota duke ja hequr Ardit Çelës dhe duke ja dhënë Bledi Klosit. Numëruesit tanë të vazhdojnë betejën deri në fund për të legjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI.

Ne jemi si Feniksi nga hiri ynë ne do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri por për ju të rinjtë që mos të ikni nga vendi.’- tha Kryemadhi.

Artikulli paraprakSTËRVITJA E NATO-S, AMBASADA E SHBA: TË LUMTUR QË SHQIPËRIA PRET “DEFENDER EUROPE 21“,28 MIJË FORCA NGA 26 KOMBE DO TË KRYEJNË OPERACIONE
Artikulli tjetërMETA NUK DORËHIQET: NË 2022-N RIKTHEHEM NË LSI