Ekonomia duket se është fokusi i programit politik të LSI-së. Kryetarja Monika Kryemadhi tha se ky program ka synim punësimin me paga të larta. Gjithashtu ajo u shpreh se ka rënë dakord me aleatët opozitarë të PD-së për taksën e sheshtë me 9%.

“Në këto 4 vite, shqiptarët jetojnë më keq se më parë. Të rinjtë kanë humbur shpresën ndaj sot lind nevoja për besim dhe ngjallje të shpresës. Kjo mund të arrihet vetëm me një program të qartë. Kemi një program që ka në synim punësim me paga të larta.

Është koha për ndryshim. Ne prezantojmë prioritetet tona. LSI ka hartuar politika specifike për të ulur koston e jetesës dhe për të rritur standartin. Politikat e LSI janë të drejtëpërdrejta. Punësimi dhe ekonomia është prioritet i panegociuseshëm për ne.

Të gjithë e mbajnë mend premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës (premtim i PS). Ne synojmë punësimin e të rinjve dhe profesionistëve. Kemi rënë dakord me taksën e sheshtë 9% me PD-në. E kemi parë formalizimin e ekonomisë si një bashkëpunim me biznesit dhe shtetit” – tha Kryemadhi.

Artikulli paraprakSHKODËR, SULMOHET MJETI I NJË BIZNESMENI
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 25 PRILLIT, RAMA 1 ORË E GJYSMË MBLEDHJE ME DREJTUESIT E QARQEVE