Statusi i plotë në Facebook i kryeministrit Edi Rama për viziten e sotme në qytetin e Shkodrës:

Çelet qendra e dytë moderne e Hemodializës në Shkodër pas asaj të Vlorës, duke i dhënë fund torturës shumëvjeçare të njerëzve që ishin të detyruar të lëvizin drejt qyteteve të tjera apo që janë zvarritur me tre turne për të marrë këtë shërbim jetik tre herë në javë. Po vazhdon puna me Korçën, Lezhën dhe Elbasanin, për ti dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problemi të rëndë që trashëguam në rang Shqipërie. Një investim të tillë në gjithë territorin e vendit, në një kohë kaq të shkurtër shteti nuk e bënte dot dhe në njëzet e kusur vite shteti nuk bëri asgjë më të mirë se sa t’i lerë këta njerëz në mëshirën e fatit. Kjo arritje e bukur është falë partneritetit publik-privat. Bashkëpunimi me privatin sjell që investimi të bëhet menjëherë dhe që personeli shtetëror të ketë në dispozicion të gjithë infrastrukturën dhe jo vetëm, por edhe materialet që duhen, edhe mirëmbajtjen e aparaturave apo riparimin e tyre në kohë reale.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak25-VJETORI I PS-së, RAMA: NJERËZIT PRESIN GJËRA TË MIRA PREJ NESH
Artikulli tjetërFSHF-ja BËN NJË NJOFTIM TË RËNDËSISHËM PËR KLUBET