Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të protestojnë para parlamentit të hënën kur pritet të zgjidhet Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm. Qëllimi i protestës është bllokimi i këtij procesi pasi opozita thotë se zgjedhja e kryeprokurorit nga maxhoranca tenton të kapë organin e akuzës dhe të mbyllë dosjet e krimit dhe të korrupsionit.

Vendimi do të diskutohet sot në mbledhjen e grupit të PD-së ndërkohë për këtë është njoftuar baza në mënyrë që të përgatiten për protestën. Një ditë më parë Basha dha urdhër të prerë që të mbledhë sot në orën 18:00 grupin parlamentar në të cilën nuk duhet të mungojë asnjë deputet.

Disa ditë më parë Basha deklaroi se nëse maxhoranca kërkon të zgjedhë një prokuror të njëanshëm opozita do të mbajë një qëndrim të fortë politik. Opozita e quan procesin e zgjedhjes së prokurorit të përkohshëm si proces antikushtetues dhe tentivë e kryeministrit për të kapur drejtësinë.

Artikulli paraprakTRENI I LINJËS SHKODËR-VORË MERR PËRPARA MAKINËN, LËNDOHET GRUAJA
Artikulli tjetërFUSHAJ: DUA TË JEM PRESIDENT I VLLAZNISË ME 51-75% TË AKSIONEVE