Oboti mbetet një nga fshatrat më të prekur nga situata e reshjeve ditëve të fundit. Aktualisht sipërfaqja e tokës së përmbytur është reth 700 ha. Kryetari I fshatit, Gregor Pemaj tregon se dëmet mund të jenë të mëdha, port ë gjitha duhet të verifikohen pasi uji të tërhiqet nga tokat bujqësore.

Kryetari I fshatit tregon se situata e krijuar këto ditë nuk është vetëm pasoje e reshjeve, por e shkarkimit pakontrolluar të hidrocentraleve.

Ai ka edhe një thirrje për institucionet.Në fshatin Obot, si shkak I rënies së nivelit të ujit banorët mund të lëvizin përmes rrugës kryesore me mjetet e tyre. Ndërsa I gjithë fshati nuk furnizohet me ujë si shkak I daljes nga funksioni të Oblikës 1 dhe Oblikës 2

 

Artikulli paraprakTËRHIQET UJI NË KUÇ, DËME TË MËDHA NË BANESA
Artikulli tjetërPARANDALOHET KRIMI NË FAMILJE, ARRESTOHET 34-VJEÇARI