Me 1 dhjetor shënohet Dita Botërore kundër sëmundjes së AIDS, e cila shkaktohet nga virusi HIV dhe është simbolizuar si sëmundja e shekullit.Kryqi I Kuq shkoder iu bashkua kesaj nisme duke organizuar nje aktivitet sensibilizues me dy shkollat e mesme te qytetit, 28 nentori dhe Skutari.

Organizatoret shprehen se mosha me e prirur qe te preket nga kjo semundje e rende jane adoleshentet te cilet ne shumicen e rasteve kryejne maredhenie seksuale te pambrojtura. Hapesiren e ketij organizimi e karakterizoi një fjongo e kuqe qe eshte simboli i solidaritetit të të gjithë atyre që do të përfshihen në fushatën e ndërgjegjësimit për luftimin dhe mbrojtjen prej saj.Aktivitetet janë përqëndruar si gjithmone në qender qytetin e Shkodrës, teksa mjaft qytetare te shkodres ndaluan duke u pajisur me fletushka informuese dhe kontraceptive.Pedonalja para Bashkisë Shkodër kishte marre ngjyren e kyqe gjate kesaj dite,ndersa aktivistë dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile performuan me ndezje qirijsh me simbolin e solidaritetit dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e HIV/AIDS .

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE KUNDER AIDS, BASHKON TË GJITHË AKTORËT LOKALË
Artikulli tjetërDITA KUNDËR HIV/AIDS, SHIFRAT RRITEN NË SHQIPËRI