Pas një hetimi 10 mujor policia e Shkodrës e ndihmuar edhe nga forcat speciale ka finalizuar një operacion të gjerë policie, në kuadër të së cilit janë arrestuar 26 persona, mes tyre edhe disa kryepleq të Shkodrës.

Në operacion janë sekuestruar 31 mijë e 140 rrënjë bimë kanabis, farë kanabisi, telefona dhe armë të llojeve të ndryshme

Ky operacion finalizohet pas arrestimit të shoferit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Shkodër, Ardjan Loci, si i dyshuar për përkrahjen e kultivuesve të drogës.

Në njoftimin e bluve të Shkodrës, theksohet se është finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar “Early Spring”.

Janë vënë në pranga shtetasit 

* 1. Dritan Lisaj, 39 vjeç, banues në fshatin Mgullë , Njësia Administrative Pult , Bashkia Shkodër , i dyshuar për kryerjen e veprave penale te “Shpërdorimit të Detyrës”, “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim dhe Prodhim” dhe “Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 248, 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal, me detyrë  Kryeplak në fshatin Mgullë.

* 2. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 e 248 të Kodit Penal me detyrë Kryeplak në fshatin Xhan.

* 3. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir , Njësine Administartive Pult Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të Kultivimit të Bimëve Narkotike , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal .

* 4. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj , Njësia Administrative Pult , Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike , kryer ne bashkepunim” , parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal .

* 5. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimeve Narkotike kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 të Kodit Penal .

* 6. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal.

* 7. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal.

* 8. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe Shitjes së Narkotikëve kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 284/ 2 te Kodit Penal .

* 9. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog , Njësia Administrative Pult Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga neni  284/ 2 te Kodit Penal.

* 10. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë , Malësi e Madhe , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit te Bimëve Narkotike kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitjes së narkotikëve , kryer ne bashkëpunim , parashikuar nga neni 283/2 e 284/ 2 te Kodit Penal.

* 11. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

* 12. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 13. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal.

* 14. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe Shitje e Narkotikëve” e kryer në në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 15. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njësia Administartive Pult, Bashkia Shkodër,  i dyshuar për kryerjen e vepres penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

* 16.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike, kryer në bashkëpunim”, si dhe “Prodhim dhe Shitje i Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 e 284/2 të Kodit Penal.

 

Gjithashtu po punohet per kapjen e disa personave te tjerë të shpallur në kërkim , gjeneralitetet e te cilëve nuk bëhen të ditur për shkaqe të hetimit. 

Gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, materialet e mëposhtme:

 

• 31.140 rrënje bime cannabis sattiva.

• 150 kg lëndë narkotike cannabis sattiva. 

• 330 gram fare bime narkotike cannabis sattiva

• 9 automjete.

• 22 telefona celularë

• Një mitroloz model 56 kalibri 7.62 mm

• Dy automatikë model 56 kalibri 7.62 mm.

• Dy armë zjarri pistoletë. 

• Një sasi fishekësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes e narkotikëve” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike, të kryera këto në bashkëpunim”, “Shpërdorimit të Detyrës”,  vepra penale këto të parashikuara nga nenet 248, 283, 284 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPROKURORIA NDRYSHON AKUZËN PËR MARK FRROKUN
Artikulli tjetër“DËSHMORËT E PRISHTINËS” PROMOVOHET SI Q. KOMUNITARE