Varianti Omicron i Covid ka arritur në Antarktidë: disa studiues të stacionit polar belg “Princess Elisabeth” rezultuan pozitivë, pavarësisht masave të rrepta të miratuara.

Sipas një virologu të konsultuar nga Sekretariati Polar, probabiliteti që infeksioni në stacion të jetë për shkak të variantit të ri është i lartë, duke qenë se kjo përfaqëson 99% të rasteve në Afrikën e Jugut, ndalesa e fundit para mbërritjes në Antarktidë. Askush nuk është në gjendje të rëndë.

Lajmi u raportua nga gazeta belge “Le Soir”, sipas së cilës të gjithë studiuesit kishin marrë të paktën dy doza të vaksinës dhe kishin rezultuar negative në nisje për në bazën polare. Nga 25 personat e pranishëm në stacion, dy të tretat rezultuan pozitivë për virusin, megjithëse asnjëri prej tyre nuk shfaq simptoma të rënda.

Artikulli paraprakE RËNDË NË SHBA, SHQIPTARIN E PLAGOSIN ME THIKË NËN NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE
Artikulli tjetërVIT I RI, PAMJE E RE?! NGA VESHJET ME PERLA TEK ÇIZMET ME THEKË, JA TRENDET E VITIT 2022