Në fund të seancës së gjatë plenare, Kuvendi ka miratuar aktin normativ të buxhetit, ku qeverisë i janë bashkuar dhe dy vota nga PDIU.Kanë qenë deputetet Reme Lala dhe Elena Xhina.

Akti normativ ka kaluar me 73 vota pro dhe 32 kundër, ndërsa është miratuar edhe ndihma ekonomike me 76 vota pro dhe 27 kundër. Ndërkohë, marrëveshja për vajin e ullirit dhe ratifikimi i marrëveshjes së huasë për asistencën sociale janë miratuar me 105 vota pro dhe asnjë kundër, pra kanë marrë edhe votat e opozitës. Ndërkohë, është shtyrë për në seancën e radhës votimi për anëtarët e bordit të autoritetit të konkurrencës, pasi ishin vetëm dy kandidatë, por duheshin katër.

Kuvendi do të mblidhet edhe njëherë për vitin 2017, ku do të zhvillojë seancën e fundit plenare ditën e hënë, më 18 dhjetor, ku pritet të zgjidhet dhe Kryeprokurori i Përkohshëm.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK NË FRANCË 4 TË VDEKUR DHE 9 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHISTE DROGË PRANË SHKOLLAVE, ARRESTOHET 34-VJEÇARI SHQIPTAR