Një tren është përplasur me një autobus shkolle pranë Perpignanit në Francën jugore, duke lënë të vrarë të paktë 4 veta dhe 9 të plagosur. 7 prej personave të plagosur janë në gjendje kritike për jetën sipas raportimit të autoriteteve franceze.

Në autobus raportohet se ishin duke udhëtuar nxënës të moshës 11 deri në 15 vjeç. Shërbimet e emergjencës janë mobilizuar për menaxhimin e këtij aksidenti tragjik. Përplasja ndodhi në një pjesë të linjës midis Perpignan dhe Villefranche-de-Conflent, njofton faqja lokale e lajmeve l’Independant. “Ishte një përplasje shumë e dhunshme, dukej sikur treni do prishej,”tregoj njëri prej pasagjerëve.

 Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Perpignan, ndërsa mjekët e urgjencës dhe policia janë në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakFRANCA BËN GATI LIGJIN, 16 VJEÇARET NË FACEBOOK VETEM ME LEJEN E PRINDËRVE
Artikulli tjetërKUVEND,MIRATIM DHE SHTYRJE VENDIMESH,DEPUTETET E PDIU ,PRO QEVERISE