Ministria e Punëve të Jashtme, ka dhënë lajmin e mirë. Prej ditës së sotme ka nisur pajisja me pasaportë dhe karta identiteti, për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë rezidentë në Kanada. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

Postimi i MEPJ:

Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti  për qytetarët shqiptarë rezidentë në Kanada.

“Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme. Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!”, shprehet ajo.

foto galeri foto galeri

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID19, MINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON RAPORTIN E 24 ORËVE TË FUNDIT, REGJISTROHET NJË HUMBJE JETE
Artikulli tjetërRAPORTI NDËRKOMBËTAR NGRE ALARMIN: JA SA SHKON NUMRI I TË MOSHUARVE NË SHQIPËRI QË KANË NEVOJË PËR KUJDES AFATGJATË