Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki:
279 në Tiranë, 59 në Fier, 26 në Durrës, 18 në Vlorë, 17 në Patos, nga 14 qytetarë në Vorë, Lushnje, nga 13 qytetarë në Sarandë, Berat, 11 në Kamëz, 10 në Shkodër, nga 9 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Krujë, Divjakë, Himarë, 5 në Kurbin, nga 4 qytetarë në Rrogozhinë, Përmet, nga 3 qytetarë në Shijak, Dimal, Gramsh, nga 2 qytetarë në Roskovec, Mallakastër, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 3,936 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 76 vjeçe. Janë shëruar 297 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,252 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 549
Të shëruar në 24 orë 297
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1424

Artikulli paraprakPANIK PAS AKSIDENTIT NË FORMULA 1, MAKINA E PILOTIT HUMB KONTROLLIN PAS PËRPLASJES DHE RROTULLOHET DISA HERË
Artikulli tjetërLAJM I MIRË PËR SHQIPTARËT QË JETOJNË NË KANADA, JA ÇFARË THOTË MINISTRJA XHAÇKA