GJENDET E MBYTUR, KUROHEJ PËR DEPRESION

 

SITUATA E RENDIT DHE SIGURISË NË QARKUN E SHKODRËS

Një shtetase 37 vjeçe është gjetur e mbytur në bregun e Liqenit tek ish-reparti Ushtarak, lagjia ‘Guerrile’ shkodër. Sipas policisë së Qarkut Shkodër  shtetesja L.B banuese në Komuna Shallë, rrethi Shkodër, është gjetur e mbytur me datën 8 tetor 2017.  Nga kqyrja e kufomës nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo plagë, po kështu nga deklarimet e familjarëve rezulton se kjo shtetase është kuruar për depresion nervor. 

NDËRTOJNË PA LEJE, NDIQEN PENALISHT

Drejtoria e Policisë e Qarkut të shkodër ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin S B vjec 52, banues në fshatin “Kullaj” Shkodër, sepse nga sherbimet e policisë është konstatuar se po ndërtonte pa leje një banesë 1 katëshe në pronën e tij. Materjalet ju referuan Prokurorisë “Ndërtim i paligjshëm” neni 199/a K.Penal. 

Po ashtu me datë 08.10.2014, filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë, për shtetasin Gj V vjec 41, banues në Shkodër, sepse nga sherbimet e policisë është konstatuar se po ndërtonte pa leje një banesë 3 katëshe në tokë publike. Materjalet ju referuan Prokurorisë “Ndërtim i paligjshëm” neni 199/a K.Penal.

MAKINA GRABITET NË ELBASAN, GJENDET NË GRUEMIRË

Më datë 08.10.2014, filloi proçedimi penal, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G K vjec 43, banues në Komunën Gruemirë, rrethi M.Madhe, sepse nga informacionet e marra nga sherbimet e policisë, është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku është gjetur mjeti tip benz dhe pas verifikimit ka rezultuar se mjeti i lartëpëmendur është në pronësi të shtetasit I L banues në Elbasan, i cili ka bërë kallzim për vjedhje në Kom Pol Elbasan, ku dhe është bërë shpallja në kërkim e këtij mjeti më datë 05.09.2014. Materjalet ju referuan Prokurorisë Shkodër “Vjedhje” neni 134 K.Penal.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/_3P0akGwljk?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakALEANCA FRANCEZE, EKSPOZITË DIXHITALE
Artikulli tjetërPEDIATRIA, KUJDES VIROZAT E STINËS