Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Bajram Begaj është tashmë kreu i ri i shtetit. Vetëm tre deputetë kanë votuar kundër Begajt në krye të shtetit. Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD.

Artikulli paraprakMBYLLET VOTIMI NË KUVEND PËR PRESIDENTIN E RI, NIS NUMËRIMI
Artikulli tjetërBAJRAM BEGAJ U ZGJODH PRESIDENT, RAMA: I KEMI DHËNË SHQIPËRISË NJË FIGURË ME…