Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malesinë e Madhe.

Sipas të dhënave zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje. Zjarri është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, 50 vjeç, i cili si pasoje e plagëve te marra nga zjarri ka ndërruar jetë në spital.

Viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij.

Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Në përditësim…

Artikulli paraprakKËRKOI PEZULLIM TË DËNIMIT, GJYKATA E LARTË REFUZON KËRKESËN E ISH-MINISTRIT TAHIRI
Artikulli tjetërFOTO+VIDEO/ RRUFEJA GODET BANESËN, PO QËNDRONTE TEK KOMSHIU, HUMB JETËN 51-VJEÇARI