Është ndarë nga jeta në Firence të Italisë në moshën 97 vjeçare moter Orsolina Martini murgesha e fundit e Kuvendit të Motrave Sigmantine në Shkodër e cila ishte e fundit misionare e mbijetuar e regjimit komunist. Motër Orsolina Martini lindi në Shalë të Dukagjinit, me 15. 08. 1925. Që në moshë shumë të re ajo hyri në Kuvendin e Motrave Stigmatine në Shkodër. Një pjesë të formimit religjos dhe intelektual në Shkodër e bëri me martiren e fesë Marie Tuci. Në vitin 1948, së bashku me vëllain e saj, Atë Ambroz Martini arratisen nga Qafa e Pejës drejt Jugosllavisë. Të dy jetojnë si refugjat politik derisa në vitin 1954,  bashkë edhe me artistin e madh shkodran Lin Delija, të ndihmuar nga pader Daniel Gjeçaj dhe kardinal Ernest Koliqi shkojnë në Itali. Motër Orsolina bëri kushtet rregulltare në vitin 1995 pranë Kuvendit të Stigmatinëve në Firenze, ku nga Drande që ishte emri që i lindjes, mori emrin religjoz Motër Orsolina e Zojës së Paperlyer. Shërbeu me përkushtim në vende të ndryshme në Itali, dhe sidomos nga viti 1990 që nisi eksodi i shqiptarëve drejt Italisë duke ndihmuar bashkatdhetarët e saj shqiptar. E veçanta e kësaj murgeshe shqiptare ishte se për më shumë se 50 vite në Itali, e ruajti me shumë fanatizëm dialektin gegë. Në meshën kushtuar murgeshës Orsolina Martini e cila u kremtua në Firenze të Italisë perveç murgeshave italiane stigmatine ishin të pranishëm dhe familjarë dhe miq të cilët me lutje dhe nostalgji përcollën dëshmitaren e fesë drejt banesës së fundit. Trupi i saj do të prehet në varrezat e brendshme të kuvendit të motrave stigmatine në Galuzzo të Firenzes në Itali.

 

Artikulli paraprakFËMIJËT ROM NUK SHKOJNË NË SHKOLLË, LYPIN PËR BUKËN E GOJËS
Artikulli tjetërVUÇIÇ PREZANTON RAPORTIN PËR KOSOVËN, DEPUTETI SHQIPTAR NË KUVENDIN SERB I KUNDËRVIHET: ËSHTË SHTET I PAVARUR!