Pa rrugë, kanalizime e ndriçim si dhe e mbuluar nga ferrat. Kjo është situata në lagjen pranë stacionit të trenit në Lezhë, e cila ndodhet më pak se 1 km larg qendres së qytetit.

Mes gropave me uje e baltes në kohë me shi dhe pluhurit në kohë me diell është panorama që të sërviret, duke vështiresuar jetesen e dhjetra familjeve që jetojnë në këtë zonë.Qytetaret thonë se në këtë lagje nuk është investuar asnjeherë, ndërsa mungon dhe mirembajtja.

Ashtu si dhe në zona të tjera të qytetit ku ka probleme të tilla, Bashkia Lezhë është në pritje të investimit për kanalizimet e ujerave të bardha dhe të zeza për të ndërhyre më pas në infrastrukturen mbitokësore.

Artikulli paraprakEDUART NDOCAJ MBËSHTET PROGRAMIN E PD
Artikulli tjetërVLLAZNIA ZYRTARIZON DELIUN, GATI EDHE GURISHTA