Prej kësaj të marte të 3-dhjetorit ka nisur edhe në Lezhë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistet.Këta te fundit u paraqiten pranë sporteleve të postes, për të tërhequr shpërblimin me vlerë 10 mijë deri në 15 mije lek të reja. Pensionistet janë të kënaqur me këtë mbështetje financiare, por kërkojnë që të jetë e vazhdueshme dhe të vijohet edhe me rritjen e pensioneve siç është premtuar nga Qeveria Shqiptare.

Në total qeveria ka parashikuar të shpërndajë afro 100 milionë Euro për 724 mijë pensionistë si shpërblim për fundvitin.Sipas vendimit të qeverisë 511 mijë prej tyre që e kanë pensionin nën 20 mijë lekë në muaj do të marrin 15 mijë lekë bonus dhe 213 mijë të tjerë që e kanë pensionin mbi 20 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë shpërblim, ndërsa terheqja mund të bëhet në sportelet e postes apo bankave të nivelit të dytë deri në muajin qershor të vitit 2025.

Artikulli paraprak“LE TË FILLOJNË NDËRTIMET, DO TË PRISHEN PA ASNJË VËSHTIRËSI”- BERISHA: PRONAT E USHTRISË E VENDOSËN BEGAJN PRESIDENT!
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”