Një lokal në lagjen “Vullnetari në Elbasan është shndërruar në një skenë krimi mbrëmjen e kësaj të diele.

Një debat mes 2 personave ka agravuar deri në dhunë, ku mësohet se  41-vjeçari Adrian Qosja,  pas një konflikti fizik me një person tjetër, ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka pësuar dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. I plagosuri, nga sa thonë burimet për Report Tv, është në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje  dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit, teksa Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Artikulli paraprakCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: JA SA RASTE JANË GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërRAMA: NËNSHKRUAM NË SHBA PROGRAMIN QË I NDALON TË RINJTË TË LARGOHEN