Lu: S’ka kthim pas, Reforma në Drejtësi s’dështon. Do zbatohet

“Pas komentit për orët gjyqtarët nuk më pëlqejnë” Një formë ndryshe bashkëbisedimi live me qytetarët ka zgjedhur ambasadori amerikan Donald Lu. Me një videokonferencë ku dy të rinj, i adresonin pyetjet e qytetarëve në rrjetin social, Facebook, Lu shprehet mbi cështje të ndryshme që shqetësojnë shqiptarë. Gjyqtaret Lidhur me gjyqtarët, Lu e pranon haptazi se kjo kategori nuk e pëlqen atë, pas komentit të bërë për orët. “Komenti im për orët e gjyqtarëve ka bërë që ata ‘mos më pëlqejnë’”. Por tha, Lu, “Reforma në Drejtëi ka rëndësi për këtë vend, për të larguar pikërisht ata, gjyqtarët e korruptuar”. Lu u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas. Kthimi i Vettingut në Venecia, për ambasadorin amerikan është konsideruar si një vonesë e vogël, por jo kthim pas. “ Reforma do vazhdojë të ecë përpara pavarësisht një vonese të vogël. Reforma është e pakthyeshme, do jetë pjesë e Kushtetutës, jo kthim pas. Dështimi nuk është një opsion për këtë reformë” Ambasadori amerikan për popullin shqiptar jep vlerësimin në maksimum. “Jam impresionuar nga populli shqiptar këto 2 vite, janë të zgjuar” Kanabisi I pyetur për kanabizimin ambasadori Lu tha se qeveria duhet të bëjë më shumë dhe se përpara se të gjithë duhet të përpiqen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje “Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. DEA po bashkëpunon me qeverinë për të kapur ‘peshqit e mëdhenj. Ka debate për kanabisin, por në vend të tyre duhet bashkëpunim për të gjetur zgjidhje” Qeveria Një pyetje e radhës ishte sesi, ambasadori Lu vlerësonte punë e qeverisë nga 1 në 10. “Disa ministra i vlerësoj me 10, disa me zero”

Artikulli paraprakSTADIUMI I RI, 8 EKIPE ENDE PA PALESTRA
Artikulli tjetërMARKNIKOLLAJ,PROKURORIA GREKE NGRE DYSHIME PER VRASJE