Të paktën 8 ekipe janë të pritje të përfundimit total të palestrave në stadiumin e ri “Loro Boriçi”.

Palestrat më të vjetra që kanë qenë përpara se të bëhej rikonstruksioni dhe ndërtimi i pjesshëm ende nuk kanë përfunduar për të qenë të gatshme për ekipet në mënyrë që sportistët të stërviten normalisht. E vetmja që ka nisur punën është palestra e boksit falë ndërhyrjeve dhe njohjeve që ka trajneri i Vllaznisë në boks Zef Gjoni. Prej kohësh këto skuadra kanë pritur që të kenë të gatshme palestrat por burime pranë “Sport Klub Vllaznia”, FSHF-së dhe bashkisë Shkodër bëjnë me dije se palestrat nuk janë ende gati dhe se kanë ende shumë punime për t’u bërë. Kështu është ekipi i mundjes i Vllaznisë që ka patur një vend aty, ekipi i peshëngritjes, çiklizmi, bilardoja, shahu ndërsa kanë pretendime edhe sportet e ping-pongut dhe kick box. Me dhjetra sportistë e trajnerë stërviten aktualisht në kushte aspak të mira dhe pa asnjë lloj kushti minimal. Prej kohësh kanë shpresuar që firma që ka bërë punimet në stadiumin e ri “Loro Boriçi” të kryej dhe të bëjë gati edhe palestrat. Një gjë e tillë jo vetëm se nuk kanë ndodhur por burime bëjnë me dije se në të gjithë këto palestra janë bërë vetëm muret gati dhe janë sovatuar dhe asgjë më shumë se kaq. Në të njëjtën situatë janë edhe skuadrat e atletikës për të cilat ende nuk ka përfunduar pista e tartanit duke krijuar kështu një problematikë serioze për atletët. Përveç kësaj askush nuk di të tregojë dhe nuk ka një përgjigje se kur mund të marrin fund dhe se kur skuadrat do të kenë të gatshme palestrat dhe atletika pistën e tartanit.  

Artikulli paraprakFSHATI ZAGORË, 25 VITE PA INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërLU:S’KA KTHIM PAS,REFORMA NE DREJTESI DO TE ZBATOHET