Ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin e më shumë se 30 lokacioneve në veri-lindje të vendit, këtë e deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky . Është rezultat i kundërofensivës ukrainase : ushtria ruse është nën presion në disa fronte. Konfirmimi vjen edhe nga denoncimi i autoriteteve pro-ruse të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut: “Forcat e armatosura të Kievit kryen një sërë sulmesh ajrore në rajon, duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe 27 të plagosur”. Moska gjithashtu vuan në frontin diplomatik: Këshilli i BE-së ka miratuar pezullimin total të lehtësirave të dhënies së vizave me Rusinë , të parashikuar në marrëveshjen e 2007- ës.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I RAMËS PËR NDËRTIMET PA LEJE, META: VITI 10 QË ËSHTË KRYEMINISTËR DHE ENDE FLET PËR AKSIONE
Artikulli tjetërSTUHI E RESHJE INTENSIVE SHIU NË SHKODËR, PËRMBYTJE NË DISA ZONA, JA SI PARAQITET SITUATA MËNGJESIN E SOTËM