
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një tjetër reagim në Facebook shprehet se ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ai flet për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.
Gjithashtu Meta thekson se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pengmarrjes, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen të martën në orën 18:00 për të protestuar kundër paligjshmërisë dhe korrupsionit.
Statusi:
Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.
Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?
Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?
Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!
Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!
Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!