Vllaznia është një prej çështjeve më të vështira që mund të ketë sot bashkia Shkodër.
Këtë gjë e thotë ish-kryetari i bashkisë Lorenc Luka i cili shprehet se në këtë gjendje të vështirë e vetmja zgjidhje për kuqeblutë por edhe për ekipe të tjera është një ligj i saktë për sportin që nuk po arrin të votohet në parlament.
LUKA: VLLAZNIA MUND TË PRIVATIZOHET, PROCEDURA BUROKRATIKE
Sa i përket çështjes së privatizimit ish-kryebashkiaku thotë se teorikisht është e mundur në kushtet aktuale por ka një procedurë të gjatë dhe burokratike e cila nuk është e lehtë për t’u realizuar.
Klubi Vllaznia kaloi në duart e bashkisë Shkodër gjatë vitit 2011 në mandatin e dytë të Lorenc Lukës si kryebashkiak dhe që nga ajo kohë e deri më sot kjo skuadër po vuan për shkak të një buxheti jo shumë të madh por nganjëherë edhe keqmenaxhimit siç pretendohet.