Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 48-vjeçaren e identifikuar si Shpresa Hasramaj e cila u vetëhodh në një grykë në Malësinë e Madhe.

Bashkëshorti i të ndjerës tregoi sot se në asnjë moment nuk ka kuptuar se bashkëshortja mund të ketë pasur ndonjë shqetësim.

Ai theksoi se në 24 vite martesë ata kanë pasur një marrëdhënie të mirë bashkëshortore dhe se nuk kanë pasur asnjë problem tjetër, përveç atyre ekonomike.

“Vendi është lokalizuar nga celulari dhe letra. Në letër ishin emrat e fëmijëve. Nuk kemi pasur probleme. Gjithçka ka qenë normal. Për herë të fundit e kam parë në 06:45, kur edhe jam larguar nga shtëpia për të shkuar në punë.”-ka thënë ai ndër të tjera.

Bashkëshorti i të ndjerës ka treguar gjithashtu se fëmijët kanë qenë në shtëpi në gjumë kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë pasur dijeni për largimin e saj.

Artikulli paraprak“PO MARRIM FRYMË TË LIRË, ËNDRRA JONË AFGANISTANI”
Artikulli tjetërSKANDALI ME PAGAT, FLET KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË PS, TAULANT BALLA