Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit ka reaguar në lidhje me publikimin e pagave dhe të dhënat e qytetarëve të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ai u shpreh se publikimi i të dhënave është bërë për të destabilizuar marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. Balla shtoi më tej, se me fillimin e seancës së radhës plenare do të ndryshojnë legjislacionin, në mënyrë që të jetë i përafërt me atë të BE.

“Është punuar për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Mendoj se është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që shpërdoron apo vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. Këto të dhëna kanë futur në konflikt punëdhënësin dhe punëmarrësin. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE, është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i KE për çështjen e të dhënave personale, sepse është pjesë e kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim që Shqipëria që do të negociojë me BE.

Biem dakord të gjithë, ishte një përpjekje për të destabilizuar. Ashtu siç bëri kryeministri edhe unë doja t’i shprehja ndjesën atyre që ka prekur kjo problematikë. Por këto kanë ndodhur në SHBA, me të dhëna shumë më konfidenciale, kujtoj këtu Uikiliksi e famshëm”, tha Balla.

Artikulli paraprakM.MADHE/ BASHKËSHORTI I 48-VJEÇARES QË U VETËHODH NË NJË GRYKË ZBULON LETRËN E SAJ TË FUNDIT…
Artikulli tjetërZBULOHET BEFASIA E MADHE QË PRODUKSIONI KA PËRGATITUR PËR BEATRIXËN