PARTIA DEMOKRATIKE REAGON ASHPËR NDAJ PROVOKIMEVE DHE PRESIONEVE. Pak orë pas mitingut të kreut të PD-së Lulzim Bashës në Koplik të Malësisë së Madhe, pasditen e 9 majit 2015, Partia Demokratike denoncon zbarkimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë duke ushtruar kontroll dhe presion në banesat e familjeve që ishin në miting.

 Denoncimi u bë nga kryetari PD Malësi e Madhe Pjerin Spathari. Nderkohe deputeti demokrat Gjovalin Bzhetaj i ka bere thirrje demokrateve qe te mos bien pre e provokimeve ndersa thekson se keto pamje shikohen vetem ne Ukrahine nga ushtria e Putinit, megjithate me 21 Qershor do ju vij fundi me voten e lire. Kandidati i partise demokratike Anton Kokaj ka theksuar se provokimet e policise se shtetit kane nisur perpara mitingut ku ishte i pranishem kryetari i PD- se Lulzim Basha.

Artikulli paraprakMINIKONCERTI “ROCK AND RROLL IS EVERYWHERE”
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA ASGJËSON 3000 RRËNJË KANABIS