AKSIONET JANË PËRQËNDRUAR NË KOMUNËN SHLLAK, ASGËSOHET BIMA. Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme u mor informacion në rrugë operative, se në fshatin ‘Vukaj’,

në vëndin e quajtur Kroni i Bafçit, në komunën ‘Shllak’, në Shkodër, ka të mbjella me bimë narkotike. Mënjëhere u vënë në lëvizje Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku gjatë një kontrolli të imtësishëm u bë e mundur gjetja dhe asgjesimi i , 3000 fidanëve me bimë narkotike. Bima dyshohet të jetë e llojit Canabis Sattiva, ku u asgjesua në vënd me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakM.MADHE, POLICIA KONTROLLE PAS MITINGUT TË BASHËS
Artikulli tjetërPRIMERA DIVISION, REAL MADRID I JEP TITULLIN BARCELONËS