Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, përmes të cilit vlerëson punën e Nishanit gjatë mandatit si President. Macron shpreh bindjen tek mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat.

“Zoti President, Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat duke më dërguar urimet tuaja me rastin e zgjedhjes sime si President i Francës. Duke më zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Më lejoni të vlerësoj punën e kryer gjatë mandatit tuaj në dobi të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Vendi juaj ka bërë përparime të rëndësishme, veçanërisht në fushën e reforëms së drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Unë kam besim në mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat. Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet e përzemërta, ju lutem të besoni Zoti President në shprehjen e konsideratës sime shumë të lartë.”

Artikulli paraprakAKSION NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHEN 6 MBËSHTETËS TË ISIS
Artikulli tjetërLARGOHET DREJTORI I PARË TEKNIK, RIKTHEHET NË KRYE TË OSHEE-SË ADRIAN ÇELA