Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Pogradec-Korçë.

Drejtuesi i një motori u plagos, pasi u përplas me një makinë. I plagosuri rreth 55 vjeç nga fshati Pirg ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i makinës i dha ndihmën e parë drejtuesit të motorit, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen, teksa nga të dhënat e para shkak dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Artikulli paraprakGJERMANIA PARANDALON SULMIN TERRORIST,3 PERSONA NË PRANGA
Artikulli tjetërKLGJ KUALIFIKON TRE EMRAT PER GJYKATEN E LARTE