Bashkia M.Madhe me nismën e kryetari te bashkisë Tonin Marinaj ka organizuar aksionin për pastrimin e të gjithë territorit te bashkisë nga mbeturinat. Pjesëmarrjes ne këtë iniciative kane qene nxënës dhe mësues të shkollave te kësaj bashkie, duke u drejtuar nga kryebashkiaku Tonin Marinaj por edhe administratore te tjerë te territorit te ri tashme te bashkisë.

Kryetari i Bashkise, Tonin Marinaj ne një intervist për mediat është shprehur se mjedisi do te jete prioritet i punës se tij ne krye te bashkisë se Malesis se Madhe dhe për këtë qëllim këto aksione kane edhe një mision, sensibilizimin e te gjithë banoreve për rëndësine qe ka mjedisi.Por duket se administrata e bashkisë do te jete me dore te hekurt, sepse ashtu siç deklaroi edhe Marinaj, ne mbledhjen e ardhshme te këshillit te Bashkisë Malesia e Madhe,pritet te miratohen masat administrative me gjobe për te gjithë ato te cilët ndotin mjedisin.